×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Neymarit i kundërpërgjigjet PSG-së për mungesën e brazilianit në stërvitje

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 23:24

    Babai i Neymarit, Neymar Senior ka reaguar pas njoftimit të Paris Saint-Germain që mund të dënojë sulmuesin brazilian pas mungesës në stërvitje.


    Neymar mungoi në stërvitjen e sotme (e hënë) të PSG-së dhe kjo ka bërë që klubit francez të mendoj dënimit për lojtarin e tyre.

    Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Neymar Senior, i cili ka thënë se klubi parisien është i njoftuar për mungesën e djalit të tij.

    Sipas tij, palët janë pajtuar para më shumë se një viti se Neymar ka disa turne veror për çështje humanitare, transmeton Telegrafi.com.

    “Arsyeja për mungesën e tij është diçka që jemi pajtuar para më shumë se një viti me drejtuesit e PSG-së”.

    “Ai punon me shoqatat humanitare që mbështesim dhe ne nuk mund ta ndryshojmë këtë”.

    “Neymar do të kthehet më 15 korrik. Nuk ka dramë, PSG është informuar për këtë”, ka thënë babai i Neymarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!