×
  • Sport
  • Sport

    Bajram Shala e detyron gazetarin spanjoll ta përmendë emrin e Kosovës pas shumë insistimeve

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 18:22

    Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, e ka detyruar gazetarin e AS, që më në fund të përmend emrin e Kosovës.


    Ditë më parë, AS publikoi tabelën e grupit ku gjendet Kosova për kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”, por aty nuk figuroi emri i Kosovës.

    Sot, në konferencën për media, gazetari i AS sërish përsëriti të njëjtën gjë, por që kësaj radhe, me insistimin e Shalës, ai në fund përmendi edhe emrin e Kosovës.

    Ai iu drejtua me pyetje trajnerit, por duke mos e bërë të qartë trajnerit të kujt, duke mos e përmendur (Pyetje për trajnerin e Kosovës).

    Gazetari: Pyetje për trajnerin… a mendoni se Luis Enrique do të bëjë shumë ndryshime?

    Shala: Pyetja ishte në drejtim të trajnerit te…..?

    Gazetari: Trajnerit…

    Shala: Trajnerit te….? Sepse nuk e kemi parë emrin e ekip tonë kombëtar në mediat tuaja, duhet të sqarohet pyetje për trajnerin e kujt është.

    Gazetari përsërit: Pyetja për trajnerin lidhur me Enriquen…

    Shala: Po, por trajnerin e kujt sepse nuk e kemi parë emrin e kombëtares sonë në gazetat e juaja.

    Gazetari: Pyetja është për trajnerin!!!

    Shala: Të cilit ekip???

    Gazetari: Ahh, të Kosovës, më falni.

    Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!