×
  • Sport
  • Sport

    Bale: Jam mësuar me kritika dhe fjalë fyese nga tifozët në stadiumin “Bernabeo”

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 15:52

    Gareth Bale ka pranuar se është mësuar të dëgjoi kritika dhe fjalë fyese në stadiumin “Santiago Bernabeu”, pikërisht nga tifozët e Realit.


    Sulmuesi wellsian nuk u prit mirë nga tifozët në “Bernabeo”, pasi postoi një fotografi me flamurin e Wellsit, ku në të shkruante: Wells. golf. Madrid, në këtë radhë, përcjellë Reporteri.net.

    Ndërkaq, Bale ka reaguar për rastin në fjalë, ku tha se është mësuar të dëgjoj thirrjet të tilla nga tifozët “madrilen”.

    “Herën e parë që ndodhi, ishte një tronditje,” tha Bale për BT Sport .

    “Unë me të vërtetë nuk dija si ta zgjidhja, por, pasi jam më në moshë dhe kjo ka ndodhur një ose dy herë, ju e kuptoni se si të merreni me të.

    “Në një farë mënyre, është një lloj respekti për të treguar që lojtarët më të mirë fishëllehen nëse nuk performojnë, gjë që unë e kuptoj”vazhdoi ai.

    “Unë thjesht duhet të vazhdoj të punoj shumë, të vazhdoj të dëshmoj përsëri për fansat se çfarë mund të bëj dhe përfundimisht këto kritika dhe fyerje drejtë meje të ndalen”, tha Bale.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!