×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani e shkatërron Besën – Prishtina fiton lehtësisht ndaj Drenicës

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 17:51

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll


    Ballkani dhe Prishtina kanë shënuar fitore të lehta në xhiron e parë, shkruan Reporteri.net

    ‘Xhebrailat’ fituan 4-1 në udhëtim te Besa, në një ndeshje ku Mirlind Daku shënoi hat-trik, derisa golin tjetër për suharekasit e realizoi Ermal Krasniqi. Për vendasit golin e nderit e shënoi Salihu.

    Edhe Prishtina arriti një fitore të lehtë përballë Drenicës të cilën e mposhti me rezultat 3-0.

    Bekteshi, Krasniqi dhe John shënuan për fitoren e skuadrës nga kryeqyteti.

    Më poshtë e keni tabelën aktuale të Superligës pas ndeshje të zhvilluara deri tani, ku prinë Ballkani pasi ka golaverazhin më të mirë. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!