Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.
Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit për ekipin kosovar.
Ballkani tentoi deri në fund të shënonte golin e barazimit, i cili do t’ua mbante gjallë sado pak shpresat për kualifikim, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kampioni i Kosovës tani numëron katër pikë në vendin e fundit, tri më pak se Slavia Praga e Cluj që gjenden në pozitat dy dhe tre.
Edhe në rast fitoreje ndaj Cluj javën e ardhshme, Ballkani nuk ka gjasa për kualifikim përkundër që barazohet me pikë me Slavia Pragën, pasi që pësoi humbje në dy ndeshjet direkte ndaj ekipit çek.
Përkundër kësaj, Ballkani tregoi paraqitje dinjitoze në këtë garë, duke shkruar histori për Kosovën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.