×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani i Suharekës merr masat ndaj koronavirusit, dezinfekton fushën dhe ambientet e brendshme

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 12:50

    Klubi futbollistik, Ballkani nga Suhareka që është lider në Superligën e Kosovës, po tregon përgjegjësi të lartë, pasi ka ndërmarrë masat e nevojshme ndaj koronavirusit.


    Kjo skuadër sot ka dezinfektuar hapësirat e saj të brendshme dhe fushën e futbollit, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka mirëpritur edhe trajneri i saj, Ismet Munishi, i cili ka publikuar një video, i cili thotë se klubi që po udhëheq po tregon përgjegjësi të madhe.

    “Fc Ballkani tregon kulturë të lartë dhe përgjëgjësi të madhe ndaj lojtarëve stafit dhe kundërshtarëve. Dezinfekton fushën dhe ambiente e zhveshjes”, ka shkruar Munishi.
    Kurse vet klubi në faqen e saj në Facebook ka publikuar disa foto ku shihet duke u pastruar ambientet e brendshme të stadiumit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!