×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani nesër zhvillon ndeshjen e parë miqësore me skuadrën nga Irani

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 22:56

    Klubi i futbollit nga Suhareka, Ballkani, do të zhvillojë ndeshje miqësore në Turqi me ekipin nga Irani të quajtur, Tractor.


    Ballkani është duke zhvilluar stërvitjet përgatitore për fazën e re të SuperLigës, në Antali të Turqisë.

    Klubi ka njoftuar se këto përgatitje do të zgjasin atje dhjetë ditë dhe gjithashtu do të zhvillojnë disa miqësore.
    Në njoftimin e fundit në Facebook, Ballkani ka bërë të ditur se nesër zhvillon ndeshje miqësore ndërkombëtare me një kundërshtarë shumë të fortë.

    “Për kundërshtar kemi përzgjedhur as më pak, as me shumë por një arrë të fort nga Persia e largët, aty ku edhe mbreti Leonidas është gjunjëzuar me të famëshmit ‘300’. Si do të jetë epilogu tani pas disa shekuj do të na dëshmojnë në fushën e blertë qunat tanë të udhëhequr nga Kapiteni Visar Berisha”, thuhet në njoftimin e klubit.

    Kështu ata kanë zbuluar se kundërshtari i tyre për miqësore është S.C Tractor që vjen nga Irani.

    Ndeshja zhvillohet nesër në ora 16.00, në Lara, Antali në Turqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!