×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani publikon projektin e madh për kompleks të ri sportiv

    Reporteri
    12 Maj 2020 | 15:19

    Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video për ta treguar projektin e madh të Ballkanit për ndërtimin e një kompleksi sportiv.


    Klubi nga Suhareka, Ballkani, ka qenë mbresëlënës në këtë sezon të Ipko Superligës së Kosovës, ku ka arritur ta marrë vendin e parë deri në momentin kur u ndërpre sezoni shkaku i koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

    Ballkani ka arritur edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, përderisa sezonin e kaluar kishte qenë pjesë e luftës për mbijetesë, por kishte shpëtuar duke përfunduar në pozitën e tetë.

    Por, presidenti i klubit nga Suhareka, Arsim Kabashi, dëshiron të sigurohet që suksesi i Ballkanit të zgjasë edhe në sezonet e ardhshme. Për ta bërë këtë, ai planifikon ta ndërtojë një kompleks të ri sportiv.

    “Kompleksi Sportiv FC Ballkani. Projekti konceptual, së shpejti inaugurimi… e ku ka më mirë se në vendlindje”, shkroi Kababashi, mbi videon e publikuar në Facebook.

    “Na Priftë e mbara”.

    Këtë video e shpërndau edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi në llogarinë e tij në Facebook.

    “Për hair ma i miri dhe ma i madhi President . Gur mbi gurë edhe ne futboll”, shkroi Munishi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!