×
  • Sport
  • Sport

    Ballkani vazhdon rrugëtimin me fitore, vetëm edhe një hap deri te faza e grupeve e Ligës së Konferencës

    Reporteri
    18 Gusht 2022 | 23:00

    Ballkani ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Shkupit me rezultat 1:2, në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës.

    Suharekasit treguan performancë të lartë dhe fituan ndeshjen e parë, çka i afron edhe më shumë drejt kualifikimit në fazën e grupeve.

    Përkundër disavantazhit, Ballkani tregoi fytyrën e kampionit dhe arriti të përmbyste rezultatin për të marrë një fitore të madhe në Shkup.

    Adetunji kaloi vendasit në epërsi pas 19 minutave lojë.

    Por, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi Albion Rrahmani barazoi shifrat në minutën e 23-të të ndeshjes.

    Fitoren ekipit kosovar ia siguroi Meriton Korenica në minutën e 67-të me një super gol nga distanca.

    Më pas, Ermal Krasniqi pati një mundësi të artë përballë me portierin vendas, por godit plogësht dhe direkt në portierin e Shkupit.

    Ndërkohë, vendasit shënuan prapë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

    Kështu, Ballkani rikthehet në Kosovë me një super rezultat nga ndeshja e parë dhe e pret të enjten tjetër Shkupin në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili me shumë gjasë do të jetë i stërmbushur. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!