×
  • Sport
  • Sport

    Balotelli shantazhohet nga një 18-vjeçare: 100 mijë euro ose do të denoncoj

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 15:45
    Brescia's Italian forward Mario Balotelli looks on during the Italian Serie A football match Brescia vs Juventus on September 24, 2019 at the Mario-Rigamonti stadium in Brescia. (Photo by Marco Bertorello / AFP) (Photo credit should read MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

    Futbollistët e famshëm jo pak herë kanë qenë pre e shantazheve nga vajza me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie.


    Duke qenë se yjet e futbollit në kohët e sotme paguhen me shuma marramëndëse, të tilla janë dhe “gjobat” që i vendosen atyre në mënyrë që ti shpëtojnë prishjes së imazhit.

    Megjithatë një pagë e mirë mund të të garantojë edhe një avokat të mirë. Gazeta lokale “Giornale di Vincenzza” ka bërë publik një rast kur sulmuesit italian Mario Balotelli i janë kërkuar 100 mijë euro nga një 18-vjeçare që ajo mos ta padiste në polici për dhunë seksuale.

    Në artikull shkruhet se Balotelli kishte patur një marrëdhënie me vajzën kur ai kishte qenë lojtar i Nicës në Francë. Në atë kohë ajo ka qenë 17-vjeçe, pra minorene por këtë fakt nuk ja ka zbuluar futbollistit duke iu prezantuar më e madhe.

    Pikërisht këtë fakt ajo është munduar ta përdorë si shantazh ndaj tij duke e kontaktuar dhe duke i thënë se ka kryer marrëdhënie seksuale me një minorene jashtë dëshirës së saj. Në mënyrë që lajmi të mos dilte dhe mos të bëhej padia ajo ka kërkuar 100 mijë euro. Avokati i saj madje ka kontaktuar gazetën “Chi” për të shitur lajmin.

    Por “Super Mario” nuk ka rënë në kurthin e ngritur. Ai ka bërë zgjidhjen e duhur duke kontaktuar këshilltarin e tij ligjor i cili i është drejtuar policisë ku ka bërë kallëzimin për shantazh ndaj 18-vjeçares.

    Prokuroria e Vicenca tashmë i ka mbyllur hetimet për këtë çështje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!