×
  • Sport
  • Sport

    Barça fiton në debutim me trajnerin e ri

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 23:02

    Barcelona e ka mundur me rezultat 1-0 Granadan sonte në Camp Nou për të marrë një fitore shumë të madhe në debutim me trajnerin e ri, Quique Setien.


    Barcelona ka fituar me rezultat 1-0 kundër Granadas sonte, në një ndeshje të vështirë që u deshën më shumë se 70 minuta për t’u zhbllokuar rezultati.

    Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, edhe pse Barcelona e ka dominuar këtë ndeshje që nga fillimi.

    Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi presionin dhe erdhi te goli tek në minutën e 74-të.

    Ishte Lionel Messi zhbllokoi rezultatin me një gol pas një superaksioni të kampionëve të Spanjës, transmeton express.

    Kujtojmë se Granada luajti me një lojtar më pak pasi që në minutën 69-të ndëshkohet me karton të kuq German Sanchez.

    Pavarësisht golit që shënoi Messi, lojtari më i mirë në këtë ndeshje është shpallur Arturo Vidal.

    Me këtë fitore Barcelona ka 43 pikë, po aq sa Real Madridi por gjendet në vendin e parë për shkak të golëdallimit më të mirë.

    Granada e ruan vendin e 10 me 27 pikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!