×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona e gjen zëvendësuesin e Semedos

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 13:51

    Barcelona mësohet se ka arritur marrëveshjen me Ajaxin e Amsterdamit për transferimin e Sergiño Dest. Siç shpjegohet nga gazetari Oriol Domenech (shumë afër klubit holandez) në programin “Onze” të TV3, akordi është total për një shumë prej 20 milionë eurosh plus 5 të tjerë në formë bonusesh, dhe e vetmja gjë që mbetet për t’u përcaktuar është mënyra se si do të bëhen pagesat.


    Barça këtë herë arrin të mposhtë konkurrencën e Bayernit të Mynihut. Klubi gjerman kishte dërguar një ofertë të dytë për mbrojtësin e djathtë që e kalonte shifrën 10 milionë euro, por gjithsesi mbeti larg asaj që kërkonte Ajaxi, kështu që holandezët pranuan ofertën e “blaugranave”.

    Edhe dëshira e Dest ishte që të luante për Barçën. Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars, i ka kërkuar klubit të Barcelonës që të paguajë të paktën një pjesë shumës tani që ka arritur të shesë Nélson Semedon tek Wolverhaptom.

    Marrëveshja për transferimin e portugezit te “ujqërit” është mbyllur. Ai u bë zyrtarisht lojtar i Wolverhamptonit në Premier League këtë të mërkurë.

    Vetë futbollisti nuk ka pritur më, duke i dhënë lamtumirën Barcelonës gjatë natës me një mesazh emocional në llogarinë e tij në Instagram. Tani edhe Barcelona e ka bërë zyrtar largimin e mbrojtësit të djathtë.

    Sipas “El Mundo Deportivos” Barcelona do të përfitojë 30 milionë euro plus 10 milionë në formë bonusesh. Klubi “blaugrana” në këtë rast ka bërë biznes fitimprurës, duke e ditur që i ka paguar 30 milionë euro Benficas në vitin 2017, plus 5 në formë bonusesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!