×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona fiton pa probleme ndaj Juventusit – Manchester United e shkelë Leipzigun

    Reporteri
    28 Tetor 2020 | 22:53

    Barcelona e ka mposhtur në udhëtim Juventusin me rezultat 2-0


    Ousmane Dembele kaloi në epërsi Barcelonën në minutën e 14-të dhe me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, shkruan Reporteri.net

    Golin e dytë te Barça e realizoi Leo Messi në minutën e 90-të nga penaltia.

    Juventusi në këtë ndeshje u mundua shumë, duke shënuar tri herë me anë të Moratas, por në të gjitha rastet golat iu anuluan për pozitë jashtëloje nga VAR.

    Në ndeshjet tjera të mbrëmjes së sontme Manchester United fitoi me rezultat të thellë prej 5-0 përballë Leipzigut.


    Sevilla fitoi 1-0 përball Rennes, derisa Dortmundi e mposhti 2-0 Zenitin.

    Dy ndeshjet tjera u mbyllën me barazim. Club Brugge barazoi 1-1 me Lazion, derisa Ferencvarosi 2-2 me Dynamo Kievin. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!