×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona i hakmerret Bilbaos – Messi realizon një perlë të vërtetë nga gjuajtja e lirë

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 22:52

    Barcelona e ka mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 21-të në La Liga


    Katalunasit u hakmorën ndaj Bilbaos për disfatën që ia shkaktuan në finalen e Superkupës së Spanjës javë më parë, shkruan Reporteri.net

    Lionel Messi hapi llogaritë e golave në këtë ndeshje duke shënuar në mënyrë spektakolare nga gjuajtja e lirë në minutën e 20-të.

    Bilbao barazoi rezultatin falë një autogoli të Jordi Albas në minutën e 49-të.

    Griezmann ishte heroi i Barçës duke shënuar golin e fitores në minutën e 75-të.

    Me këtë fitore Barça grumbullon 40 pikë dhe është në vendin e dytë, 10 pikë prapa Atletico Madridi që prinë në La Liga me 50 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!