×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona me mund të madh fiton ndaj Elches

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 20:48

    Barcelona e ka arritur një fitore të mundimshme në shtëpi ndaj Elches. Katalonasit triumfuan 3:2, në një ndeshje që e dominuan sidomos në pjesën e parë.

    Barcelona krijoi epërsi të dyfishtë brenda tre minutave.

    Fillimisht Ferran Jutgla shënoi në minutën e 16-të, kruse tre minuta më pas Gavi e dyfishoi epërsinë.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0, ndërsa e dyta nisi keq për vendasit.

    Elche arriti ta barazonte rezultatin për dy minuta, përmes Tete dhe Milla në minutat 62 dhe 63.

    Kur u mendua se ndeshja do të përfundonte pa fitues, në skenë doli Nico që shënoi golin e fitores në minutën e 85-të të ndeshjes.

    Me këtë fitore, Barcelona ngritet në pozitën e shtatë me 27 pikë. /Gazeta Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!