×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ndalet nga Real Socedadi, shkëlqejnë Griezmann e Suarez

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 17:56

    Para pak çastesh ka përfunduar takimi ndërmjet Real Sociedadit dhe Barcelonës, duel ky në kuadër të xhiros së 16’të në La Liga.


    Skuadra e Real Sociedadit arriti të bëjë befasinë, pasi barazoi me skuadrën e Barcelonës në 2:2, shkruan Reporteri.net.

    Serinë e golave e hapën vendasit, ku përmes Oyarzabal në minutën e 12’të kaluan në epërsi, por Griezmann barazoi gjithçka në minutën e 38’të takimit, gol ky mjaft i bukur nga francezi.

    Ndërkaq, pak minuta më vonë Barcelona kaloi në epërsi përmes Suarez, por ky gol nuk mjaftoi që ‘blaugranët’ ta fitonin takimin, pasi Sociedadi shënoi edhe njëherë përmes Isak në minutën e 62’të të duelit.

    Kujtojmë se aktualisht Barcelona zë vendin e parë në tabelën e La Ligas, ku ka grumbulluar gjithsej 35 pikë në 16 ndeshje të zhvilluara, por në vend të mirë ndodhet edhe Sociedadit, ku aktualisht merr vendin e 4’të në tabelë me plotë 28 pikë të grumbulluara

    /Reproteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!