×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona në prag të falimentimit, ky është totali i borgjit të tyre

    Reporteri
    28 Janar 2021 | 10:57

    Barcelona është në një situatë të dëshpëruar pasi financat e tyre janë drejt kolapsit, me klubin në borxhe serioze dhe thuhet se ka rrezik të falimentojë.


    Shifrat e fundit financiare tregojnë se borxhi i gjigantëve të LaLiga-së është 1.1 miliardë funte (1.2 miliardë euro), ku njëra pjesë e borgjeve është 266 milionë euro që duhet t’u paguhen bankave deri më 30 qershor.

    El Mundo pretendon se gjigandët e LaLiga janë ‘në prag të falimentimit’.

    Për më tepër, thuhet se lojtarët e Barcelonës – përfshirë legjendën e Lionel Messi – nuk ishin paguar muajin e kaluar.

    Skuadra e Barcelonës zakonisht ekzekuton pagat e saj në dy pjesë çdo vit, një në qershor që mbulon gjysmën e parë të vitit dhe një në dhjetor që mbulon gjysmën e dytë.

    Mungesa e pagesës në dhjetor – e cila mbulon korrikun deri në dhjetor – pritet të kompensohet në shkurt.

    Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Barcelonë më 7 mars dhe pritet që të vendoset për të ardhmen e klubit nëse do t’i shpëtojë falimentimit apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!