Barcelona ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Bayern Munichut, Jonathan Tah.
Drejtuesit katalunas po kërkojnë një qendërmbrojtës me përvojë për afatin kalimtar të janarit, i cili do të formonte një dyshe të fortë me talentin e ri Pau Cubarsi.
Sipas raportimeve të gazetarit Florian Plettenberg nga “Sky Germany”, drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick kanë kërkuar informacione për situatën e futbollistit gjerman, përcjell “Gazeta Express”.
Tah ishte edhe më herët në radarët e Barcelonës, përpara se në verën e vitit 2025 të transferohej te Bayerni nga Leverkuseni.
Megjithatë, transferimi në janar duket pothuajse i pamundur.
Tah është i kënaqur në Munich, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayerni nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e tij gjatë sezonit.
Për këtë arsye, Barcelona mund të detyrohet të shikojë alternativa të tjera.
Në listën e katalunasve përmenden Lisandro Martinez i Manchester Unitedit, Natan i Real Betisit dhe Piero Hincapie i Arsenalit.