×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona synon të përforcohet me Amrabatin në orët e fundit të afatit kalimtar

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 8:24

    Barcelona raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me Sofyan Amrabatin në orët e fundit të këtij afati kalimtar dimëror.

    Mesfushori ka qenë në qendër të vëmendjes të disa klubeve të mëdha evropiane, që prej kohës kur shfaqi paraqitje të mira me Marokun në Kupën e Botës “Katar 2022”, transmeton Gazeta Express.

    Çmimi i caktuar nga Fiorentina prej 30 milionë eurosh për Amrabatin besohet se i largoi disa klube nga interesimi i tyre.

    Sipas gazetarit Gerard Romero, katalunasit do të punojnë për huazimin e 26-vjeçarit deri në fund të sezonit.

    Barcelona thuhet se nuk planifikon të përfshijë opsionin e blerjes.

    Amrabat është paraqitur në 17 ndeshje në Serie A këtë sezon, teksa nuk ka shënuar apo asistuar në asnjë rast.

    Në anën tjetër, qëndrimi i Fiorentinas thuhet se është të mos e lejojë largimin e futbollistit.

    Sofyan Amrabat ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!