×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona vazhdon ëndrrën në Champions, fiton ndaj Napolit dhe kualifikohet në çerekfinale

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 22:59

    Barcelona e ka mposhtur Napolin me rezultat 3-1 në ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16 të Ligës së Kampionëve


    Leo Messi udhëhoqi me shumë sukses skuadrën e tij drejt triumfit kundër Napolit dhe kështu tani Barça është kualifikuar në çerkefinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Barça në ndeshjen e parë kishte barazuar 1-1 me Napolin, derisa sonte fitoi 3-1 në Camp Nou.

    Golat për Barçën në këtë takim u shënuan nga Lenglet 10′, Messi 23′ dhe Suarez 45′, derisa golin e vetëm për italianët e shënoi Insigne në minutat shtesë të pjesë së parë.

    Kështu pas kësaj fitore tani Barça ka siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të takohet me Bayernin, që eliminoi Chelsean. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!