×
  • Sport
  • Sport

    Barcelonë a je normal, Suarezi edhe te Ateltico kundërshtarët po i hanë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 17:58

    Luis Suarez ka shpërthyer qysh në debutim me fanellën e Atletico Madridit, e cila mposhti 6-1 Granadan në kuadër të javës së tretë


    Barcelona e largoi sulmuesin uruguaian, derisa ai ka filluar në mënyrë perfekte aventurën te Atletico Madrid, shkruan Reporteri.net

    Suarez u inkuadrua në minutën e 70-të, derisa menjëherë pas një minuti lojë asistoi në golin e Llorentes.

    Por, kjo nuk ishte e tëra pasi më pas ishte vetë Suarez që shënoi dy gola në minutat 85′ dhe 90′.

    Kështu, aventura e Suarezit filloi në mënyrë brilante te Atletico. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!