Barelona ‘tallet’ me Ronaldon dhe Juventusin pas fitores në Torino

Barcelona është tallur me Cristiano Ronaldon dhe Juventusin pas fitores në ‘Allianz Arena’ të mërkurën mbrëma.


‘Katalanët’ ia dolën të fitojnë 0-2 në shtëpinë e Juventusit, të cilët në këtë ndeshje patën mungesën e madhe, Cristiano Ronaldon.

Golat e Ousmane Dembele dhe Lionel Messi sollën fitoren e Barcelonës në këtë derbi.

Pas ndeshjes, Barcelona është tallur me Juventusin dhe Ronaldon, teksa i referohen Lionel Messit si më të mirit të të gjitha kohërave.

“Ne jemi të kënaqur që keni pasur mundësinë të shihni më të mirën e gjitha kohërave në fushën tuaj Juventus”, shkruhej në një postim të Barcelonës në Twitter.