×
  • Sport
  • Sport

    Batatina i përgjigjet në këtë mënyrë Munishit: Ne nuk kemi Ferrari, por kemi Mercedesa që e shëtitim botën ngadalë

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 12:19

    Edhe pse Llapi ende nuk ka shënuar fitore në kampionatin e ri, duke mbetur i fundit në renditjen tabelore me katër humbje dhe vetëm dy barazime, trajneri Tahir Batatina vazhdon t’u besojë futbollistëve të tij.


    Skuadra nga Podujeva e kishte nisur kampionatin e ri me ambicie për trofe. Por, tani e sheh veten në vendin e fundit të tabelës me 17 pikë më pak sesa kryesuesi, Ballkani. Ekipi i Ismet Munishit po shkëlqen gjë që e kishte shtyrë këtë trajner t’ia japë një vlerësim interesant ekipit të tij.

    “Ballkani është Ferrari, ekipet tjera janë si traktorë. Është njëjte si me dal me traktor në autostradë”, kishte thënë Munishi.

    Por, duke folur për Gazetën Express Batatina i është kundërpërgjigj kësaj deklarate të Munishit, duke bërë me dije se Llapi ende synon majat e Superligës së Kosovës.

    “Ne nuk kemi Ferrari, por kemi Mercedesa që e shëtitim botën ngadalë, por sigurt. Pak vonohemi, por në cak do të arrijmë kysmet”, deklaroi Batatina.

    Ekipi llapjan nuk e ka filluar mbarë këtë sezon, pasi në gjashtë ndeshje i ka grumbulluar vetëm dy pikë, duke i pësuar katër humbje dhe duke i nxjerr vetëm dy barazime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!