×
  • Sport
  • Sport

    Baton Zabërgja një futbollist premtues që luan te Vushtrria

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 15:16

    Baton Zabërgja do të jetë padyshim një emër i njohur në sportin më të dashur futbollin.


    Futbollisti nga Kosova luajti një vit te FC Ik Tord, ekip i cili bënë gara në ligën e dytë Suedeze.

    Sulmuesi Vushtrrias në 7 ndeshje për FC Ik Tord ka shënuar 14 gola për juniorët.

    Tani ai është rikthyer në FC Vushtrria e cila i ofron kontratë profesionale, dhe është duke e vazhduar karrierën e tij si futbollist.

    Njeri prej atyre që pritet shumë në të ardhmen dhe që po shkëlqen për momentin me juniorët e KF Vushtrrisë është Baton Zabërgja.


    Batoni, karrierën e kishte nisur nga viti 2010, në klubin e qytetit KF Vushtrri, ndërsa në vitin 2013 ishte pjesë e KF Vushtrrisë U13, ku në ligën regjionale ishin shpallur kampion 2 herë radhazi.

    Po ashtu në vitin 2013, Batoni ishte shpallur shpresë e vitit nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri.

    Një vit më vonë në 2014, ishte golashënuesi me i mirë i ligës. Ndërsa në vitin 2015, kishte kaluar në KF Australia(Mitrovicë) ku kishte fituar kupën regjionale me këtë skuadër.
    Pas dy viteve në KF Australia ai kishte kaluar në SHF El-Clasiko (Vushtrri) ku më këtë ekip ishte shpallur kampion dhe kishin siguruar super ligën për kadet.

    Ndërsa për momentin Batoni, është pjesë e KF Vushtrria, me kontratë profesionale ,mirëpo ai është duke luajtur për ekipin e juniorëve U19, dhe në stinorin vjeshtor ka shënuar 13 gola në 8-të ndeshje, ku edhe janë shpallur kampion vjeshtor dhe synimi mbetet inkuadrimi në Superligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!