×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich e deklason Chelsean edhe në shtëpi, kualifikohet në çerekfinale

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 22:50

    Bayern Munich e ka mposhtur Chelsean me rezultat 4-1 dhe kështu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


    Skuadra gjermane ishte më e mirë se ajo angleze edhe në ndeshjen e dytë dhe u kualifikua tutje pas rezultatit të përgjithshëm prej 7-1, shkruan Reporteri.net

    Bavarezët sonte fituan me rezultat 4-1 me golat që u shënuan në këtë takim nga Leëandoëski 10′, 84′, Perisic 24′ dhe Tolisso 76′, derisa golin e vetëm për londinezët e realizoi Perisic në minutën e 44-të.

    Me këtë fitore Bayerni është kualifikuar në çerekfinale ku do të ballafaqohet me Barcelonën, e cila ka eliminuar Napolin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!