×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich kthehet te fitorja në kampionat, mposht Kolnin e Rexhbeçajt

    Reporteri
    27 Shkurt 2021 | 17:25

    Bayern Munich ka marr fitore ndaj Koln me rezultat 5-1 në kuadër të javë së 23-të në Bundesliga.


    Bavarezët që vinin pas një barazimi dhe një humbjeje është dashur të reflektojnë, pasi ndjekësit vetëm kanë filluar të afrohen.

    Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 18-të, kur Maxim Choupo-Moting shënoi me kokë për 1-0.

    Në minutën e 33-të erdhi edhe goli i dytë për Bayern Munich, kur Leon Goretzka asistoi për Robert Lewandowskit, i cili gjeti portën për 2-0.

    Me të filluar pjesa e dytë, Koln ngushtoi shifrat në 2-1 me golin e Ellyes Skhiri.

    Por Lewandowski nuk lejoi befasi në këtë takim, duke kthyer epërsinë prej dy golave në minutën e 65-të.

    Fundi i lojës kaloi nën magjinë e Serge Gnarbyt i cili arriti të shënojë dy herë.

    Fillimisht ai shënoi në minutën e 82-të pas një asistimi të Lucas Hernandez.

    Pas katër minutash Gnarby ktheu në gol asistimin e Goretzkas për 5-1.

    Elivs Rexhbecaj luajti për 71 minuta në këtë takim, duke mos arritur të shënojë apo asistojë.

    Fitore me rëndësi për Bayernin që e mban lider me 52 pikë në Bundesliga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!