×
  • Sport
  • Sport

    Bayern Munich ndalet edhe në kampionat, barazon me Union Berlinin

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 18:57

    Bayern Munich nuk ka mundur të marr më shumë se një barazim ndaj Union Berlin (1-1), në kuadër të javës së 28-të të Bundesligas.


    Pjesa e parë nuk soli shumë raste, për rrjedhojë as edhe gola.

    Në pjesën e dytë Bayern Munich gjeti fillimisht golin me Jamal Musiala i cili përfitoi nga një asistim të Thomas Mueller (1-0).

    Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të gjenin golin e barazimit.

    Marcus Ingvartsen shënoi në minutën e 86-të për 1-1.

    Bayern Munich mbetet lider me 65 pikë në Bundesliga, pesë më shumë se sa RB Leipzig.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!