×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni do të luajë me Crvena Zvezdën, por Niko Kovac as që po i bën hesap

    Reporteri
    17 Shtator 2019 | 17:21

    Bayerni i Mynihut e pret skuadrën serbe Crvena Zvezda në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Kampionëve.


    Skuadra serbe takohet me gjigantët bavarez ditën e mërkurë, por Bayerni nuk është duke vepruar siç e do zakoni, pra të stërvitet, shkruan Reporteri.net

    Niko Kovac e ka marrë këtë sfidë si lloj stërvitje, pasi i ka japur pushim djelmoshave të tij në mënyrë që të relaksohen pas barazimt me RB Leipzigun.

    Natyrisht që këtë vendim ai e ka marrë edhe në marrëveshje me trajnerin kondicional, me të cilin kanë konstatuar se futbollistët kanë nevojë të relaksohen pak pas ndeshjes me Leipzigun.

    Ndërkohë, mediet serbe kanë shtruar pyetjen nëse Kovaq vërtet ka dashur t’i pushojë futbollistët e tij apo ka vlerësuar se Bayern nuk do ta ketë problem ballafaqimin me skuadrën serbe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!