Bayerni e nis në stilin e kampionit, shkatërron Atleticon në shtëpi – Liverpooli fiton fal një autogoli

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e Ligës së Kampionëve të cilat filluan në ora 21:00


Kampioni aktual, Bayern Munich e ka nisur edicionin e ri në mënyrë fantastike duke e mposhtur Atletico Madridin me rezultat 4-0, shkruan Reporteri.net

Coman 28′, 72′, Goretzka 41′ dhe Tolisso 66′ shënuan për fitoren e madhe të bavarezëve.

Liverpooli fitoi minimalisht 1-0 kundër Ajaxit fal një autogoli që e shënoi Tagliafico në minutën e 34-të.

Në ndeshjet tjera Manchester City dhe Atalanta fituan lehtësisht ndaj Portos, respektivisht Midtjyllandit.

Interi barazoi 2-2 me Monchengladbach, derisa ndeshja tjetër mes Olympiacosit dhe Marseille përfundoi 1-0.


Më poshtë keni rezultatet komplete nga nata e sontme në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/