×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni i la me pasoja, ylli i Barçës: Marre, unë po largohem!

    Reporteri
    14 Gusht 2020 | 23:31

    Gerrard Pique nuk e ka kapërdirë lehtë humbjen 8-2 nga Bayern Munich


    Bayern Munich e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Barça u eliminua në mënyrë të turpshme dhe Gerrard Pique ka reaguar ashpër pas ndeshjes duke paralajmëruar edhe një largim të mundshëm.

    “Marre. Unë nuk mund të them ndonjë gjë tjetër. Nuk është hera e parë, e as e dyta. Klubi duhet të bëjë ndryshime në të gjitha aspektet,” ka thënë Pique.

    “Nëse më duhet të largohem për të ardhur një gjak i ri, atëherë unë po largohem. Në Evropë nuk po mund të konkurrojmë më,”. shtoi ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!