×
  • Sport
  • Sport

    Befasi e dorës së parë: Shkëndija eliminohet nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    16 Korrik 2019 | 19:17

    Shkëndija e Tetovës ka befasuar duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 1:2 në shtëpi nga skuadra estoneze, Kalju.


    Skuadra shqiptare, kampione në Maqedoninë e Veriut, është mposhtur 1:2 në shtëpi të martën pasdite, për t’u eliminuar befasisht nga faza e parë e Ligës së Kampionëve.

    Shkëndija në këtë ndeshje hyri me epërsi 0-1 nga ndeshja e parë, duke qenë favorit i madh para ndeshjes së kthimit.

    Mysafirët e Kalju, e nisën mirë takimin kur në minutën e 6’ shënuan për 0-1, me anë të Maximiliano Ugge.

    Pas shumë tentativave, Shkëndija arriti të barazonte në 1:1, në minutën e 62’.

    Ishte Agim Ibrahimi që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë .

    Befasia e madhe ndodhi në minutën e 90’, kur Liliu shënoi për 1:2, për të eliminuar Shkëndijën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!