×
  • Sport
  • Sport

    Befason Pioli: Përfshin transferimin e djeshëm në skuadër për ndeshjen kundër Atalantas

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 14:57

    Sot me fillim nga ora 18:00 AC Milan do të përballet me Atalantan në kuadër të javës së 19-të në Serie A.


    “Rossonerët” do të tentojnë ta ruajnë lidershipin, por përballë do ta kenë një Atalanta e cila është e frikshme në fazën ofanzive.

    Bergamaskët aktualisht pozicionohen në vendin e gjashtë me 33 pikë, 10 më pak se Milani.

    Pioli ka publikuar listën e të ftuarve për këtë ndeshje, ndërsa janë përfshirë dy transferimet e fundit, Mario Mandzukic dhe Fikayo Tomori.

    Kurse, është rikthyer edhe Theo Hernandez, i cili kishte qenë i prekur nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!