×
  • Sport
  • Sport

    Benzema kontakton drejtuesit e Real Madrid, francezi po mendon largimin nga klubi spanjoll

    Reporteri
    31 Maj 2023 | 14:20

    Gazetari i njohur italian i merkatos së futbollit, Fabrizio Romano, ka postuar në Instagram një lajm në lidhje me të ardhmen e Karim Benzema.

    Thuhet se Benzema ka njoftuar klubin e Real Madrid se ka marrë një ofertë faraonike nga një klub saudit.

    Sulmuesi francez i ka bërë të ditur klubit spanjoll se ai po mendon seriozisht për ofertën e marrë nga Arabia Saudite, dhe do të raportojë vendimin e tij së shpejti.

    Klubi saudit ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh në sezon për fituesin e “Topit të Artë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!