×
  • Sport
  • Sport

    Berisha në super formë, shënon dy gola veç në pjesën e parë për Vikingun

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 18:55

    Veton Berisha ka shënuar një dopietë për Vikingun pas vetëm 45 minutave të para


    Viking është duke luajtur me Aalesund në kuadër të javës së 13-të në kampionatin e Norvegjisë, shkruan Reporteri.net

    Rezultati pas pjesës së parë është 2-1 në të mirë të Vikingut.

    Te Vikingu në këtë takim treshja e sulmit përbëhet nga kosovarët, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha.

    Berisha në këtë takim ka shënuar dy gola, i pari erdhi pas asistimit nga Bytyqi në minutën e 25-të, derisa i dyti nga penaltia në minutën e 42-të.

    Kujtojmë që Vetoni është vëllau i Valon Berishës, që së fundi u transferua te Reims. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!