×
  • Sport
  • Sport

    Berisha tregon arsyen pse presidenti çeçen i dhuroi veturën pas shënimit të golit

    Reporteri
    02 Shtator 2019 | 18:58

    Në fundjavën e kaluar, Bernard Berisha shënoi gol në minutën e fundit të ndeshjes kundër Tambov në Premier Ligën e Rusisë.


    Pas ndeshjes presidenti i Çeçenisë, Ramazan Kadirov i bëri një dhuratë speciale duke e shpërblyer me një veturë.

    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës ka treguar arsyen e vërtetë pse mori këtë dhuratë.

    “Kam qenë i sëmurë me grip dhe mora infuzion. Klubi më tha që të pushoja por unë insistova që të luaj. Hyra në pjesën e dytë dhe shënova gol. Presidenti më dhuroi atë veturë si shpërblim për këtë sakrificë”, deklaroi Berisha për Indeksonline.

    Futbollisti i Akhmat Groznyt ka arritur të hënën në mëngjes në Prishtinë ndërsa pasdite ka stërvitur me Kombëtaren e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!