×
  • Sport
  • Sport

    Betim Halimi në portë dhe disa ndryshime tjera: Gazeta spanjolle zbulon formacionet e mundshme për ndeshjen Spanjë-Kosovë

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 10:49

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Katar 2022”.


    Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshja e dytë e këtij cikli kualifikues, kurse e treta për spanjollët.

    Kosova hyn në këtë ndeshjet pas humbjes nga Suedia, kurse Spanja pas barazimit me Greqinë dhe fitores ndaj Gjeorgjisë.

    Ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “La Cartuja” të Sevillës. Kjo do jetë ndeshja e parë në histori mes përfaqësueseve A të këtyre dy shteteve.

    Gazeta e njohur spanjolle “AS” ka publikuar formacionet e mundshme për sonte. Sipas tyre, Bernard Challandes do të bëj disa ndryshime nga ndeshja e kaluar me Suedinë.

    Në portë sonte pritet të jetë për herë të parë Betim Halimi, kurse në qendër të mbrojtjes Idriz Voca e Betim Fazliji.

    Te Kosova ende në dyshim mbetet Valon Berisha, teksa Bernard Berisha nuk luan shkaku i suspendimit, pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Suedisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!