×
  • Sport
  • Sport

    Boksieri ri kosovar pretendon se iu vodh fitorja në turneun për Pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 11:16

    21 vjeçari nga Gjakova, Çlirim Zekaj tash e gjashtë vite ushtron profesionin e boksierit në klubin KB Sport Center Gjakova.


    Zekaj ishte shpallur katër herë kampion i Kosovës për grupmoshat e reja në kategorinë 69 kilogram, shkruan Reporteri.net.

    Ai së fundi zhvilloj një meç në kuadër të “Turneut të 12’të të Pavarësisë së Kosovës”, meç ky që sipas Zekajt nuk ishte aspak i drejtë dhe korrekt, pasi ai vet dyshon se kundërshtarit të tij iu dha fitorja pa të drejt.

    Kështu, Zekaj pretendon se iu vodh fitorja në këtë turne, pasi sipas tij kundërshtarin, Jozefin e ndihmuan juria dhe gjyqtarët gjatë numërimit të goditjeve.

    “Unë them se ky meç ka qenë i padrejtë, pasi dy rundet e para i kam fituar unë, ku mjaft mirë shihet edhe në video, por mua me vodhën fitoren gjyqtarët dhe juria”, tha fillimisht boksieri i ri Zekaj.

    “Nuk e di saktë, por gjyqtarët dhe juria vendosen për t’ia dhënë fitoren Jozefit, kjo ndoshta edhe është pritur, pasi dy referët e këtij meçi kanë qenë sportistë të klubit të kundërshtarit tim disa vite me parë”, shtoi ai.

    Ai shkon më tutje, ku thotë se kjo e gjitha ishte e orkestruar, pasi edhe babi i njërit prej trajnerëve të kundërshtarit ishte delegat që ndan drejtësinë.

    “Pra, kjo e gjitha ishte e përgatitur, sepse edhe babi i njërit prej trajnerëve të kundërshtarit ishte delegat që ndau drejtësinë në këtë meç”.

    Por, Zekaj ka një mesazh për fund, ku thotë se pavarësisht si u vendos fituesi, ai ndihet i kënaqur me meçi që e zhvilloi.

    “Mbi të gjitha pa marr parasysh se kush u shpallë fitues dhe se kush ishte meritor në këtë meç, këtë e vlerësoi vet publiku dhe unë jam i kënaqur me meçin që bëra dhe tregova një disiplinë e një karakter të lartë sportiv”, përfundoi Zekaj.

    Kujtojmë se Zekaj e kishte mposhtur po të njëjtin kundërshtar edhe në tetor të vitit të kaluar, në një meç të zhvilluar në Kampionatin e Kosovës në boks./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!