×
  • Sport
  • Sport

    ‘Bomba’ e mëngjesit: Sanchez arrin marrëveshje që t’i bashkohet gjigantit evropian

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 8:48

    Mediat në Itali raportojnë se Alexis Sanchez është pajtuar që t’i bashkohet Interit.


    Interi është duke u përforcuar për sezonin e ri dhe pas blerjes së Lukakut tani është në prag të arritjes së marrëveshjes me Manchester Unitedin për yllin kilian.

    Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio raporton se agjenti i Sanchezit ka filluar negociatat me Manchesterin Unitedin për një largim nga Old Trafford.

    30 vjeçari dëshiron t’i bashkohet Interit pasi e pëlqen trajnerin italian, Antonio Conten.

    Ai do të huazohet për një vit më të drejt blerje në fund të sezonit.

    Ndryshe, Interi ishte i interesuar edhe për Edin Dzekon, por ky i fundit nënshkroi kontratë të re me Romën dhe tani klubi kërkon me çdo kusht që të arrihet sa më shpejt marrëveshja me Sanchezin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!