×
  • Sport
  • Sport

    Bota e sportit kthen sytë kah boksi: Mourinho parashikon fituesin e rimeçit Joshua-Ruiz

    Reporteri
    07 Dhjetor 2019 | 11:50

    Anthony Joshua sonte do të përballet me Andy Ruiz në meçin që do të luhet në Arabainë Saudite


    Rimeçi Joshua-Ruiz ka marr bujë të madhe dhe për këtë përballje ka folur edhe trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, shkruan Reporteri.net

    ‘Special One’ ka thënë se nuk është ekspert i boksit, por dëshiron që këtë përballje ta fitojë Joshua.

    “Unë nuk jam një ekspert, thjesht e dua sportin,” ka thënë fillimisht Mourinho.

    “Më pëlqen shumë Anthony, sepse ai është një djalosh fantastik. Shpresoj që ai të fitojë.

    “Por në sport edhe mund të humbisni, kështu që le të shohim,”.

    Kujtojmë që Ruiz e ka fituar meçin e zhvilluar më 1 qershor të këtij viti, ndërsa sot Joshua kërkon hakmarrjen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!