×
  • Sport
  • Sport

    Brazili dëshiron që Carlo Ancelotti të marrë drejtimin e kombëtares së tyre

    Reporteri
    12 Dhjetor 2022 | 13:19
    Carlo Ancelotti

    Federata Braziliane e Futbollit është ende në kërkim të një trajneri për të marrë drejtimin e ‘Selecaos’. Një nga opsionet që po shqyrtojnë është trajneri aktual i Real Madridit, Carlo Ancelotti.

    Ëndrra e Brazilit u shua nga Kroacia në Kupën e Botërorit, gjë që ua ndali gëzimin e Kariokas.

    Tite menjëherë u largua nga ekipi kombëtar, kështu duke lënë zbrazëtirë në ekip.

    Por, braziliant nuk janë për ngut. Ata duan emër të madh botëror e me përvojë, që do të shpiente në titullin e gjashtë botëror aq shumë të dëshiruar.

    Gazeta lokale “UOL” shkruan se Carlo Ancelotti tashmë ka marrë postin e lidershipit në dëshirat e tyre, duke rikujtuar që italiani nuk e përjashtoi këtë mundësi tetorin e kaluar në bisedimet me Federatën Braziliane të Futbollit.

    Ideja e tij, sipas gazetës, është të përfundojë sezonin me Real Madridin, dhe një vit pas skadimit të kontratës, të merr përsipër Brazilin.

    E tëra kjo anipse kishte njoftuar se pas Real Madridin do penzionohej. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!