×
  • Sport
  • Sport

    Brenga e Muriqit, nuk po i pëlqen vetëm kjo gjë te Fenerbahce

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 13:18

    Vedat Muriqi dëshiron që ta ketë një partner në sulm dhe të mos luajë si i vetëm në atë pozitë


    Sulmuesi kosovar ka patur një sezon të madh me Fenerbahcen dukle qenë lojtari kryesor i skuadrës, shkruan Reporteri.net

    Muriqi po kërkon që të luajë së bashku me një sulmues tjetër në mënyrë që atij t’i lehtësohet puna, pasi e gjitha barra po bie mbi të.

    “Nëse rritet numri i sulmuesve do të jetë më e lehtë për ne të shënojmë gol. Unë mendoj se duhet të rritemi në sulm. Ta kem dikë pranë meje do të më lehtësonte punën pasi që kundërshtarët përqëndrohen te unë dhe futbollisti tjetër do të mbetej i lirë”, ka thënë Muriqi.

    “Unë jam sulmues, duhet të shënojë gola, luaj në një pozicion ku priten gola nga unë. Por ajo që ka më shumë rëndësi sesa qëllimi im është skuadra,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!