×
  • Sport
  • Sport

    Broja gjen sërish golin, por Vitesse pëson humbje

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 23:48

    Armando Broja ka arritur që të shënojë sërish me fanellën e Vitesses, por këtë herë ky gol do të mbetet vetëm statistikave.


    Kjo pasi Venlo e shkatërroi Vitessen duke e mposhtur me shifrat 4-1.

    Georgios Giakoumakis shënoi katër herë në këtë ndeshje, ndërsa tri prej tyre i shënoi në pjesën e parë.

    Armando Broja u fut në pjesën e dytë, ndërsa vetëm 15 minuta më vonë arriti të shënonte.

    Pas një pasimi të marrë në zonë, Broja tregon se është i aftë për të gjuajtur edhe me këmbën e majtë duke e dërguar topin në rrjetë për 3-1.

    Ky ishte goli i shtatë i Armando Brojës në Eredivise, ku e ka gjetur mjaftë mirë vetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!