×
  • Sport
  • Sport

    Bruno Fernandes është futbollisti i parë i Unitedit që del kundër Superligës Evropiane

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 7:16

    Bruno Fernandes është bërë futbollisti i parë i Manchester Unitedit që ka reaguar ndaj propozimit për formimin e Superligës Evropiane.


    Djajtë e Kuq janë në mesin e 12 klubeve që janë pajtuar që t’i bashkohen turneut të ri elitar të futbollit.

    Ditën e diel, klubi anglez lëshoi një komunikatë për shtyp duke treguar planet e tyre për të garuar në Superligën Evropiane.

    Fernandes ka reaguar ndaj projektit që ka nxitur kundërthënie të shumta dhe kështu është ndër lojtarët e parë që flet për garën e re potenciale.

    Portugezi ka komentuar në një postim të Daniel Podence në Instagram dhe publikimin e ka shpërndarë në profilet e tij.

    Anësori i Wolverhampton Wanderers kishte shkruar: “Topi. Kënga. Ëndrra. Vole i Zidane. Soloja e Kaka. Liverpooli në Athinë. Ole në Barcelonë. Cris dhe Seedorf. Janë disa gjëra për të cilat jo thjesht mund të paguajmë”.

    Ndërsa reagimi i Fernandes në mbishkrimin e fotografisë së shpërndarë në InstaStory ishte: “Ëndrrat nuk mund të blihen”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!