×
  • Sport
  • Sport

    Bruno Fernandes i vendos një kusht interesant Unitedit për të nënshkruar kontratën e re

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 11:11

    Bruno Fernandes do të angazhohet për të nënshkruar një kontratë të re me Manchester Unitedin vetëm nëse Paul Pogba bën të njëjtën gjë.


    Portugezi pëlqen të luajë për Unitedin dhe dëshiron të fitojë trofe të mëdhenj me klubin nga Old Trafford.

    Unitedi iu afrua 26-vjeçarit në fillim të marsit për një kontratë të re pesë-vjeçare me vlerë 200 mijë funte në javë.

    Por, Fernandes ka thënë në atë kohë se ai dëshironte të priste dhe të shikonte cilat ishin ambiciet e klubit në tregun e transferimeve verën e tij, me të tjerët si Erling Haaland dhe Jadon Sancho të lidhur me klubin.

    Sipas mediumit The Sun, tani mesfushori kreativ dëshiron garanci mbi të ardhmen e Pogbas, për të rinovuar kontratën e tij.

    Marrëdhënia midis Pogbas dhe Fernandes ka lulëzuar në javët e fundit dhe miqësia e tyre veçse është rritur.

    Ky i fundit deklaroi këtë javë se Pogba e bëri atë një lojtar më të mirë dhe se dyshja mund të bënte ‘shumë më mirë së bashku’.

    Mbetet të shihet nëse ylli i Francës, Pogba ndjen të njëjtën gjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!