×
  • Sport
  • Sport

    Calhanoglu tregon se si po përballet me Koronavirusin

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:55

    Stefano Pioli kishte marrë ditë më parë lajmin se Hakan Calhanoglu është infektuar me virusin COVID-19 dhe do të mungojë për ndeshjet e ardhshme.


    Pas infektimit, Calhanoglu ka postuar një foto në rrjetin e tij social në instagram, duke thënë: “Ditët e para ishin të vështira, por tani ndihem mirë”.

    Ai gjithashtu ka dërguar një mesazh për të gjithë tifozët e tij dhe i ka falënderuar për urimet e dërguara. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet, ditët e para ishin pak të vështira, por tani nidhem më mirë dhe po vazhdoj izolimin siç pritej”, tha ai.

    Milani do të luajë sot ndeshjen e tyre të ardhshme ndaj Atalantës, me fillim nga ora 18:00.

    Turku kishte një mesazh edhe për këtë ndeshje. “Sonte do të bëj tifo për djemtë nga shtëpia, duke shpresuar të kthehem në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Forca Milano”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!