Çartet Conte pas barazimit ndaj Parmës: Kërkon me çdo kusht t’ia vjedhë trurin e mesfushës së Barçës

Dyshja e mesfushës së Barcelonës, Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal po vazhdojnë të lidhen me një transferim te Interi.


Interi ka humbur mundësinë të marr pozitën e parë në tabelë pas barazimit të Juventusit 1-1 me Leccen, pasi edhe vet në shtëpi u ndalën me barazim 2-2 me Parman.

Pas ndeshjes, trajneri Antonio Conte fajin ja la opsioneve të pakta në skuadër dhe la të kuptohet se klubi duhet të blejë diçka në afatin kalimtar të janarit.

Pozitat ku Interi pritet të ndërhyjë janë qendra e mesfushës dhe një qendërsulmues i ri, sidomos pas lëndimit të Alexis Sanchez.

Deri më tani shumë emra janë lidhur me një transferim te Interi, ku më i përfolur ishte Rakitic.

Megjithatë, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, përveç Rakiticin, Interi e do edhe Vidalin në janar.

Gjatë interesimit të parë për yllin kroat, Barcelona i tha Interit se lojtari kushton 35 milionë euro, por italianët synojnë ta ulin këtë çmim dhe në atën tjëtër të tentojnë edhe huazimin e kilianit Vidal.