×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çartet’ portjeri i Gerrardit, ndërhyrje brutale në kundërshtarin

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 10:08

    Skuadra e Steven Gerrard, Rangers shënoi fitore dje ndaj Hibernian falë një goli të Jermain Defoe.


    Por, ndeshja nuk do të mbahet mend për golin e Jermain Defoe, por më shumë për kartonin e kuq të portjerit të Rangers në minutën e 89-të, shkruan Reporteri.net

    Skocezi po kryente një goditje ridërgimi nga duart e tij, por pasi topi u largua nga duart ai goditi me këmbë në stilin kung-fu kundërshtarin e tij.

    Portjeri McGregor pastaj ra në tokë duke u shtirë sikur i lënduar, por gjyqtarët e ndeshjes i dhanë atij menjëherë karton të kuq.

    Pas ndeshjes Gerrard kritikoi portjerin e tij për veprimin skandaloz.

    “Nuk mund ta mbrojë. Është frustruese, padyshim. Është frustruese sepse ne humbim një portjer klasi. Nuk e di se çfarë suspendimi do të marrë ai”, ka thënë Gerrard./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!