Çartet trajneri i Amir Rrahmanit: Keni parë një m*t!

Ivan Juriq, trajneri i Hellas Veronës është nervozuar tejmase me një pyetje të gazetarit pas humbjes 1-0 nga Sassuolo


Verona u mposht në shtëpi me rezultat minimal nga Sassuolo, në një ndeshje ku për 90 minuta në fushë ishte Amir Rrahmani, shkruan Reporteri.net

Ivan Juriq, trajneri i Veronës pas ndeshjes iu është përgjigjur ashpër një gazetarit, i cili tha se skuadra e tij kishte një rënie fizike.

Kjo pyetje e nervozoi Juriqin aq shumë sa që ia bëri me dije gazetarit se ai nuk e ka shikuar ndeshjen fare, pasi skuadra e tij nuk ndalej së vrapuari.

“Mund të përgjigjem me dashakeqësi? Nuk ke parë një m*t! Sassuolo po vuante, ndërsa ne po vraponim,” i tha Juriq një gazetarit pas ndeshjes. /Reporteri.net/