×
  • Sport
  • Sport

    Cassano ‘godet’ Ronaldon: Ai është vetjak, nuk mund të përshtatet me idetë e Pirlos

    Reporteri
    18 Shkurt 2021 | 16:17

    Legjenda e futbollit italian, Antonio Cassano, ka ‘goditur’ Cristiano Ronaldon në një deklaratë duke i thënë se është një egoist. Skuadra e Juventusit humbi nga Porto me rezultat 2 me 1 në kuadër të Ligës së Kampionëve.


    Ish-futbollisti i Rromes e Real Madridit ka thënë se Ronaldo ka problem të përshtatet në idetë e Pirlos.

    “Unë gjithmonë kam thënë që Ronaldo është një fenomen. Ai mund të shënoj shumë gola, por ka probleme me idenë e Andrea Pirlos. Ai ka qenë gjithmonë vetjak. Ai nuk interesohet nëse të tjerët shënojnë. Ai jeton vetëm për të shënuar vet. Ai nuk jeton për futbollin, ai jeton për qëllimet e tij, kjo është e qartë”, ka thënë Cassano.

    Kujtojmë që në 27 paraqitje këtë sezon, Cristiano Ronaldo ka shënuar 23 gola dhe ka bërë tre asistime. Në Ligën e Kampionëve ai ka qenë i përfshirë në pesë gola në pesë ndeshjet e tij këtë sezon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!