×
  • Sport
  • Sport

    Çfarë djali ky Muriqi, deklarata e tij pas ndeshjes do t’i bëjë që ta duan edhe më shumë në Turqi

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 21:21

    Vedat Muriqi po vazhdon që ta ketë fjalën e fundit te Fenerbahce


    Fenerbahce sot fitoi 2-1 në udhëtim te Denizilispor, derisa Vedat Muriqi në këtë takim realizoi gol në minutën e 62-të, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës pas ndeshjes ka thënë se golat për të nuk kanë rëndësi aq sa ka fitorja e skuadrës.

    Prizrenasi shpreson që në fund Fenerbahce ta fitoj titullin në Turqi.

    “Ne arritëm një fitore të madhe. Unë jam sulmues dhe luaj në një pozitë ku duhet të shënoj gola,” ka thënë Muriqi.

    “Por, nëse nuk shënoj, tentoj që të mos bëhem nervoz shumë me veten sepse nëse unë nuk shënoj dhe skuadra fiton, atëherë kjo është pozitive për mua.

    Image result for vedat muriqi fenerbahçe“Fundja ne jemi skuadër dhe më e rëndësishme është fitorja. Shpresoj që në fund të shpallemi kampion,”.

    Fenerbace aktualisht është në vendin e tretë me 14 pikë, tre më pak se vendi i parë Trabzonspori që ka 17 pikë. Muriqi në këto 8 xhiro ka shënuar 4 gola për Fenerin. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!